Vendosni fjalën kyçe....

Lecce surprizën Juventusin, nga barazimi përfiton Interi


Lecce ka surprizuar Juventusin duke e ndalur në barazim 1-1.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola, teksa me fillimin e pjesës së dytë patëm dy penallti të shpejta.

Fillimisht për Juventusin, ku Dybala u tregua i saktë dhe më pas për Lecce ku Mancosu barazoi shifrat në 1-1.

Edhe pse e tentuan golin e fitores Juve nuk ja arriti.

Kampionët në fuqi janë në kuotën e 23 pikëve pas 9 javësh dhe mbajnë vendin e parë.

Në orën 18:00 luan Inter me Parmën dhe në rast fitoreje zikaltërit rimarrin kreun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *