Vendosni fjalën kyçe....

“Thaçi e Rama donin t’ia linin Serbisë minierën e Trepçës” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se në projektin për dhënien e minierës së Trepçës, Serbisë janë të përfshirë presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama.

‘Këta donin t’ia linin Trepçën, Serbisë. Sa di për Shqipërinë, di edhe për Kosovën. Këta nxorrën teorinë se galeritë këtej nga ne nuk kanë më minerale. Aktet që kanë bërë këta, këto janë më të rrezikshme se të Zografit. Falë oponencës së popullit dhe taksës anti-Miladin të kryeministrit Haradinaj, i cili e pagoi shtrenjtë shpëtoi ky projekt i rrezikshëm. Nuk ishte taksë kundër Vuçiçit, por kundër Miladinit që doli hapur kundër vendit të tij’, deklaroi Berisha.

Më tej ish-kryeministri deklaroi se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, do dijë t’i dalë për zot Kosovës.

‘Albin Kurti do ti dalë zot Kosovës.  E vetmja gjë që nuk mund të pranoj është të mos shiten territoret. Kosova është e pavarur dhe ata i dalin për zot më mirë se unë’, shtoi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *