Vendosni fjalën kyçe....

VW prezanton modelin e ri elektrik, projekti që kushton 44 miliardë euro


Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve, “VW” pritet të hedhë në treg modelin e ri elektrik të emërtuar ID.3.

Makina ka një pamje fantastike dhe tejet moderne dhe pritet të dalë në shitje brenda vitit 2020.

Ajo mund të prenotohet që tani nga cilido klient duke paguar një shumë prej 1 mijë eurosh ndërsa çmimi i mjetit pritet të jetë nën 30 mijë euro.

Kompania e njohur pritet të investojë rreth 44 miliardë euro për projektin e makinave elektrike dhe mjeteve që udhëtojnë vetë në mënyrë autonome.

Makinat elektrike janë një risi që po përqafohet me shpejtësi në mbarë botën duke qenë se ka më pak kosto mirëmbajtjeje dhe karburanti si dhe më pak ndotje për mjedisin.

Mjetet në fjalë do kenë një autonomi deri në 550 kilometra me një karikim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *