Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari i Ministrisë së Financave i shtruar në spital për probleme me zemrën, u arrestua dy ditë më parë


Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë për masën e sigurisë.

Ai është shtruar prej dy ditësh të pavioni i kardiokirurgjisë në spital pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Ai u arrestua dy ditë më parë bashkë me drejtorin në ministri Fatmir Hoxhaj e përmbaruesin Alban Ruli. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj e Sokol Hazizaj në një reagim theksuan se arrestimi i klientit të tyre ishte bërë në shkelje të Kushtetutës e procedurave ligjore.

Ata i bënë thirrje medias që të hetojë rastin në fjalë e të mos bien pre e keqpërdorimit dhe njoftimeve mashtruese të prokurorisë.