Vendosni fjalën kyçe....

“Gjermania ka dështuar në ndërtimin e një shoqërie multikulturore” – Merkel


Emigrantët e Gjermanisë duhet të punojnë më shumë për t’u asimiluar sepse përpjekjet e vendit për të ndërtuar një shoqëri ‘multikulturore’ kanë ‘dështuar plotësisht’, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Ne bëmë shaka për njëfarë kohe,” u tha Merkel anëtarëve të rinj të partisë së Unionit Kristian Demokratik (CDU) në fillim të këtij muaji në Potsdam, raportoi BBC.

Në fillim të viteve 1960, qeveria e Gjermanisë bëri thirrje për punëtorë të huaj të hynin në vend, por mbase nuk besonin vërtet se ata do të qëndronin, tha Merkel.

‘Ne bëmë shaka me vetveten ca kohë. Ne thamë: Ata nuk do qëndrojnë, dikur ata do të ikin. Por ky nuk është realiteti.’ – tha ajo.

Por ideja për të pasur njerëz me prejardhje të ndryshme ‘të jetojnë krah për krah’ nuk ka funksionuar, shtoi ajo dhe më shumë gjermanë duket se janë dakord.

Rreth një e treta e vendit beson se Gjermania është ‘mposhtur nga të huajt’, sugjeron një studim i fundit, sipas BBC.

Ndryshimi në qëndrime po e detyron Merkel të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj emigrantëve që nuk bëjnë përpjekje për t’u përzier në shoqërinë gjermane, raportoi Reuters.

Por, megjithëse ajo bëri thirrje për asimilim më të madh, Merkel e bëri të qartë që emigrantët mbeten të mirëseardhur në Gjermani.

‘Ne nuk duhet të jemi një vend i cili të jep përshtypjen në botën e jashtme që ata që nuk flasin gjermanisht menjëherë ose që rritën duke folur gjermanisht nuk janë të mirëpritur këtu,’ tha ajo, sipas BBC.