Vendosni fjalën kyçe....

Performancat e mira me Veronën, Marash Kumbulla në radarët e Fiorentinës dhe Napolit


Performanca mbresëlënëse e Marash Kumbullës në radhët e Hellas Verona nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi edhe mediat në Itali shpesh i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë mbrojtësit të talentuar 19-vjeçar.

Niveli i lojës së tij nga java në javë po njeh rritje, teksa në sfidën e fundit në kampionat ai u shfaq edhe si protagonist duke gjetur rrugën e rrjetës, që ishte dhe goli i parë në Serinë A, me fanellën e Veronës, ndërsa theu dhe një rekord historik në kampionatin e vendit fqinj, duke u bërë lojtarë i parë i datëlindjes 2000 që shënon gol këtë sezon, shkruan Super Sport.

Gjithashtu Marash Kumbulla debutoi dhe me kombëtaren kuqezi në sfidën kundër Moldavisë. Niveli i tij sa vjen e rritet dhe një gjë e tillë ka bërë që në skenë të shfaqen dhe skuadrat e para që kërkojnë të transferojnë 19-vjeçarin.

Edhe pse shumë i ri, Kumbulla ofron garanci të mëdha në repartin e prapavijës, ndërsa Fiorentina po bën gati planin e saj për të transferuar mbrojtësin kuqezi.

Ekipi tjetër që ka shfaqur interes është Napoli, me të kaltrit që janë plotësisht të bindur rreth aftësive të lojtarit dhe shumë shpejt sipas asaj që raportojnë mediat italiane palët do të tentojnë të nisin tratativat. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *