Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në Tiranë


Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

Sipas policisë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse që i ishte vënë një automjeti, në pronësi të shtetasit me inicialet A. B.

Për fat të mirë nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *