Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 25 doza kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Fier, i sekuestrohet dhe një shumë parash


Një 33-vjeçar u arrestua në Fier pasi u gjet me 25 doza kokainë.

Shtetasi Vangjush Bitri u arrestua në kuadër të operacionit policor “Boxes”.

Atij iu sekuestruar dhe një shumë parash në valuta të ndryshme/

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Boxes”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

-V. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,-njofton policia.