Vendosni fjalën kyçe....

Kontrollet pranë shkollave në Durrës, dy persona kapen me thika, një tjetër me pistoletë


Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, pasi pas kontrolleve të policisë pranë shkollave në Durrës, janë kapur me thika dhe me pistoletë imituese.

I arrestuari është një 43-vjeçar i cili qarkullonte me thikë në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar. Ndërsa të proceduarit, janë një adoleshent i cili mbante thikë në ambientet e jashtme të shkolllës, si dhe një 28-vjeçar i cili mabnte një pistoletë imituese.

“Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë ka shtuar kontrollet, në veçanti në afërsi të shkollave dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).”, njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *