Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi në Google si të bënte miq dhe kapi një vajzë për krahu, tani 19-vjeçari përballet me burgun


Një student i cili kontrolloi në internet “si të bëj një mik”, e më pas preku një vajzë 17-vjeçare duke ndjekur këshillat e lexuara, është shpallur fajtor për sulm seksual.

Jamie Griffiths, 19 vjeç, preku një studente që e pëlqente në krah dhe në bel ndërsa përpiqej të fliste me të në rrugë.

Ai ra në kontakt me vajzën gjatë dy përpjekjeve për ta përfshirë në bisedë, gjatë rrugës së saj për në shkollë dhe kthimit në shtëpi, shkruan “Mirror“.

Vajza shpërtheu në lot gjatë takimit të dytë dhe shkoi në polici me nënën e saj duke thënë se Griffiths për pak do i kishte prekur gjoksin në rast se ajo nuk do të largohej prej tij.

17-vjeçarja tha se për shkak të Griffiths e kishte pësuar në shkollë, pasi nuk kishte mundur të merrte dot provimin dhe se prekja e tij e padëshiruar e kishte penguar në procesin e aplikimit të saj në Universitetin e Oksfordit.

Në gjykatën e magjistratëve në Manchester, studenti Durham Griffiths i cili jeton me prindërit e tij në Cheshire u dënua për dy akuza për sulm seksual.

Ai i mohoi akuzat duke pretenduar se ishte një i ri i ndrojtur, i shqetësuar dhe i ngathët, i cili i ishte afruar me ngulm vajzës në përpjekje që “të bënte një mik, por fjalët nuk i dolën”.

Masa e dënimit të tij do të jepet më vonë këtë muaj.

Griffiths i cili kishte qenë vullnetar në një dyqan bamirësie në Barnado tha para seancës dëgjimore: “E kisha parë atë në shkollë dhe u ktheva për t’i prekur krahun dhe për të filluar një bisedë dhe ajo thjesht u largua.

Synimi im ishte të bëja një mike. Të gjithë miqtë e mi ishin larguar dhe unë isha i vetmuar, thjesht dëshiroja të flisja me dikë. Ajo po ecte drejt meje dhe unë e njoha dhe e dija që ajo ishte nxënëse në shkollë, nuk thashë asgjë, por vërtet dëshiroja të thoja diçka – fjalët thjesht nuk dolën.”

“Unë e preka atë, por besoja se ishte krahu që po prekja. Unë i buzëqesha asaj në përpjekje të isha miqësor. Unë u përpoqa t’i tërhiqja vëmendjen dhe ajo nuk më injoroi. Duke prekur krahun e dikujt për të tërhequr vëmendjen, mendoja se ishte normale. Unë po kërkoja një mike”., vijoi më tej ai.

19-vjeçari kërkoi ndjesë për keqkuptimin që kishte ndodhur.

Avokatja e tij Claire Aldridge e përshkroi Griffiths si një të ri në ankth, i dëshpëruar për të bërë miq dhe aspak të rrezikshëm. Dyshimet e vajzës se ai mund t’i kishte prekur gjoksin, kur kjo gjë nuk ka ndodhur nuk mjafton për ta dënuar atë, sipas avokates.

Por prokurorja Victoria Norman nuk ndante këtë mendim. Ajo tha: “S’mund të mendoj për asnjë motiv për të prekur viktimën, përveç atij seksual”. 

Griffiths rrezikon të dënohet deri në dhjetë vjet burg për akuzat për ngacmim seksual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *