Vendosni fjalën kyçe....

Kamerat e sigurisë kapën një person duke i vënë flakën makinës së Dritan Lelit, u largua me motor


Të tjera detaje janë mësuar lidhur me hetimet për djegien e makinës së përdorur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.

Kamerat e sigurisë sipas “Balkanweb” kanë kapur një person i cili pasi djeg makinën e Lelit largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.

Nuk dihet nëse policia e ka identifikuar autorin dhe as për motivet e tij. Megjithatë paraprakisht dyshohet se incidenti lidhet me detyrën e Lelit si kryebashkiak i Vlorës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *