Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me granatë në zyrat e qeverisë në Kashmir, 10 të plagosur


Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur në sulmin me granata jashtë zyrës së qeverisë në Kashmir. “RT” shkruan se një sulm i dyshuar terrorist shënjestroi zyrën e zv.komisionerit në Kashmir, rajon i kontrolluar nga India por që pretendohet edhe nga Pakistani.

Nga të plagosurit, një thuhet se është oficer policie ndërsa të gjithë të tjerët janë civilë. Të plagosurit janë shtruar në spital, por një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas India Today, i dyshuari synonte të hidhte granatën brenda ndërtesës, por gaboi shënjestër.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Një sulm i ngjashëm ndodhi në shtator, kur forcat indiane të sigurisë u shënjestruan me një granatë.

Tensionet në territorin e diskutueshëm janë rritur  që kur India revokoi statusin e veçantë të Kashmirit në gusht. Neë Delhi ka akuzuar vazhdimisht Pakistanin për përdorimin e terrorizmit për të minuar praninë e Indisë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *