Vendosni fjalën kyçe....

Ariu polar u vihet pas eksploruesve rusë, fshihen pas rrënojave të një avioni sovjetik (VIDEO)


Një grup eksploruesish rusë janë përballur me një ari polar të uritur. “RT” shkruan se ekuipazhi zbriti në një bregdet të pabanuar në Arktik për të kapur pamjet e jetës së egër polare, por ishte pikërisht e njëjta jetë e egër në formën e një ariu të uritur, që i ndoqi ata nga pas.

Leonid Kruglov, një fotograf që punon për NatGeo dhe mediat ruse, filmoi ariun që i afrohej ngadalë ekuipazhit, i cili kishte gjetur strehë në rrënojat e një avioni retro sovjetik.

Zakonisht, arinjtë polarë do të shmangnin grupin për shkak të pajisjeve të tyre, por uria mesa duket e bëri të kapërceje frikën për pajisjen fluturuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *