Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet 13-vjeçarja e rrëmbyer


Është gjetur në një qendër tregtare 13-vjeçarja e rrëmbyer në rrugën’ Ndre Mjeda’ në Tiranë.

Ajo u gjet në një qendër tregtare te ‘Zogu i Zi’.

E mitura u rrëmbye sapo zbriti nga furgoni i shkollës në Tiranë.

Një person e mori me forcë dhe e futi në një makinë të kuqe tip ‘Fiat’ dhe u largua me shpejtësi.

E mitura ishte në furgon bashkë me të motrën e mitur ndërsa e gjithë skena është parë nga gjyshja që ka njoftuar policinë.

Sipas dëshmitarëve e mitura kishte bërë rezistencë duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve por pavarësisht kësaj autori i dyshuar arriti të fuste me forcë në makinë dhe të largohej me shpejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *