Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbehet sapo zbret nga furgoni i shkollës 13-vjeçarja në Tiranë


Një 13-vjeçare është rrëmbyer sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë para pak minutash.

Sipas policisë, dyshohet se një 13-vjeçare është marrë me forcë nga një person ende i paidentifikuar, i cili e ka futur në makinë dhe është larguar me shpejtësi.

Dëshmitarët që kanë parë gjithë skenën e rrëmbimit të 13-vjeçares, kanë thënë se personi që e mori me forcë të miturën kishte një makinë të kuqe, tip ‘Fiat Punto’, ndërsa nuk kanë mundur të fiksojnë targën e tij.

E mitura me inicialet S.B., ka bërë rezistencë dhe ka bërtitur duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, por autori ka mundur të fusë me forcë në makinë.

Bashkë me të në furgonin e shkollës ka qenë edhe e motra e mitur.

Efektivët janë vënë menjëherë në ndjekje të mjetit dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës

“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *