Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçarja u rrëmbye nga një makinë e kuqe “Fiat”, dëshmitarët


13-vjeçarja që u rrëmbye para pak çastesh në Tiranë, sapo zbriti nga furgoni i shkollës, u mor me forcë dhe u fut në një makinë tip ‘Fiat Punto’ me ngjyrë të kuqe por dëshmitarët nuk kanë mundur të fiksojnë targën.

E gjithë skena ka ndodhur brenda pak sekondash kur një person i paidentifikuar ka rrëmbyer të miturën duke e futur me forcë në mjetin e tij dhe më pas është larguar me shpejtësi.

E mitura me inicialet S.B., ka bërë rezistencë dhe ka bërtitur duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, por autori ka mundur të fusë me forcë në makinë.

Bashkë me të në furgonin e shkollës ka qenë edhe e motra e mitur.

Rrëmbimi ndodhi në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në zonën që  njihet si ish-Fusha e Aviacionit, ndërsa e mitura sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *