Vendosni fjalën kyçe....

Basha mblodhi konferencën e Kryetarëve në parti, ngritja e shtabeve elektorale dhe ofrimi i zgjidhjes për qytetarët


Në selinë blu ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi konferencën e kryetarëve ku dha direktivat për aksionin të kësaj force politike.

Pranë Partisë Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.

Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit evropian.