Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ndërkombëtarët kundër djegies së mandateve por më mirë të dënohem unë dhe Basha sesa një ’97 e dytë


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se ndërkombëtarët nuk ishin dakord me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, por sipas saj më mirë të dënohet ajo dhe Basha sesa  të përsëritet ’97-ta.

SHBA nuk është dakord me rrugën tonë. Kanë  qenë kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit të gjitha sepse e qujanë çështje precedenti. SHBA bashkëpunon me çdo qeveri dhe SHBA do të vijojë marrëdhëniet me shqiptarët. Ne drejtuesit e partive do paguajmë për këtë vendim që kemi marrë , por për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandatave, sesa të kemi një ‘97 të dytë të dënohen shqiptarët. Për ne është më mirë që të dënohemi ne sesa të kemi shqiptarë të vrarë dhe të vijojë kjo shpërngulje masive e shqiptarëve”, tha Kryemadhi në emisionin Provokacija të Muç Nanos.

Më tej, kryetarja e LSI shtoi se nuk është penduar aspak për djegien e mandateve, pasi sipas saj u vërtetua lidhja e Ramës me krimin.

“Jo, është hequr perdja që ishte krijuar në sytë e ndërkomëbatrëve. Shqiëpria ka shpërngulje masive, ekonomia është në minimunim e saj dhe nuk mund të ishim fasadë. Të gjithë ne thonim që Rama është i lidhur me krimin. Nëse do hynim në zgjedhjet lokale do finalizonim një proces zgjedhor do i jepnim ndonjë bashki të humbur”, tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *