Vendosni fjalën kyçe....

“Trudeau, burrë me dy fytyra” – Trump anulon papritur konferencën për shtyp në Samitin e NATO-s


Presidenti amerikan Trump ka anuluar papritur konferencën e tij përmbyllëse në samitin e NATO-s në Londër, pasi shfaqjes në rrjetet sociale të një videoje ku presidenti francez, Macron dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, talleshin me presidentin amerikan.

Trump shkroi në ‘Twitter’ se kur takimet e tij të së mërkurës do përfundojnë, ai do kthehet në Uashington dhe nuk do të bëjë një konferencë për shtyp në samit, duke thënë se ai kishte bërë tashmë ‘kaq shumë gjatë dy ditëve të fundit’.

Një klip i shkurtër i filmuar nga reporterët në pritjen e së martës në Pallatin Buckingham ku po zhvillohet samiti i NATO-s, kapi Trudeau siç duket duke u ankuar për marrëdhëniet e vështira të Trump-it me median dhe më pas duke bërë shaka me presidentin francez Macron dhe kryeministrin britanik Johnson. Trump nuk u përmend në emër gjatë shkëmbimit të regjistruar.

Duke folur para shtypit të mërkurën, Trump e përshkroi Trudeau si ‘me dy fytyra’ për rolin e tij në pamjet e publikuara, duke shtuar se ai mendonte se kryeministri kanadez ishte i pakënaqur me të sepse ‘e vërteta është se unë e thirra jashtë për faktin se Kanadja nuk po paguan 2 përqind në kontributin e NATO-s’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *