Vendosni fjalën kyçe....

Nga tërmeti u krisën dhe muret e ambasadës gjermane (FOTO)


Ambasada Gjermane në Tiranë, ka reaguar lidhur me tërmetet që kanë goditur veçanërisht Durrësin e Tiranën që prej së shtunës.

Në njoftim thuhet se nga tërmeti mbeti e dëmtuar edhe godina e ambasadës gjermane.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij.”, thuhet në njoftimin e ambasadës që shoqërohet edhe me një foto nga muret e dëmtuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *