Vendosni fjalën kyçe....

7.5 ballë, tërmeti më i fuqishëm 30 vitet e fundit


Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin, Kavajën e rrethinat është më i forti në 30 vitet e fundit.

Ai ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me intensitet 7.5 ballë. Epiqendra e tij ka qenë në bregdet, pranë Kepit të Rodonit, 30 kilometra në veri të Durrësit.

“Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër Kepit të Rodonit. Tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *