Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet Tirana, tërmeti u fuqishëm shkund kryeqytetin


Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Tiranën.

Lëkundjet e fuqishme kanë vijuar për disa sekonda duke tronditur kryeqytetasit.

Ato janë ndjerë sidomos në katet e larta të godinave. Mësohet se tërmeti ka qenë 5.8 ballë i shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik.

Pak minuta më vonë një tjetër tërmet, rreth 5.6 ballë të shkallës Rihter e me intensitet 7.5 ballë është ndjerë në Tiranë, Durrës e Kavajë si dhe në rrethina.

“Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, 30 km në veri të Durresit, në bregdet afër Kepit të rodonit. Tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.” – thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 16:05.

Ndërkohë policia ka publikuar numrin e emergjencës dhe u bën thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë numrin 112.

“Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Brendshme, në bazë të raportimeve të para që ka marrë nga Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, njofton se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme të rënda materiale. Të gjitha strukturat e rendit janë në gatishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve. MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112. Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.”

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët kanë dalë të trembur në rrugë. Deri tani raportohet për dy persona të plagosur e disa banesa të dëmtuara. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *