Vendosni fjalën kyçe....

U zunë me thika dhe dërrasa, arrestohen dy të rinjtë në Bulqizë


Dy të rinj janë arrestuar në Bulqizë, pasi ditën e djeshme janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë të moshës 25 dhe 28 vjeç. Ky i fundit kishte qëlluar më të riun me një thikë, ndërsa ai si kundërpërgjigje kishte marrë një dërrasë për ta goditur, duke i shkaktuar plagë të lehta.

“U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas.

Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shaktuar dëmtime të lehta.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e konfliktit mes dy djemve të rinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *