Vendosni fjalën kyçe....

Nis shkolla, 24 mijë nxënës ulen sot për herë të parë në banka


Sot nis viti i ri shkollor 2019-2020 për të gjithë nxënësit e sistemit 9-vjeçar dhe të gjimnazit në vend.

Sipas Ministrisë së Arsimit, këtë të hënë në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë 24 mijë nxënës në klasën e parë.

Ndërkohë që 272 mijë nxënës janë në sistemin 9-vjeçar dhe 90 mijë nxënës në gjimnaz.

Kështu në total, sot nisin shkollën plot 386 mijë nxënës.

Sakaq, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore, kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Ditët e fundit, policia rrugore u ka bërë vazhdimisht thirrje prindërve dhe drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *