Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari i shtetit të Vatikanit këtë të dielë vizitoi qytetin e Rrëshenit


Kjo e diel e 19 Marsit ishte një ditë e veçantë për qytetin e Rrëshenit, qytet i cili është cilësuar si simbol i katolicizmit, pasi sekretar i shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit Imzot Paul Richard Gallagher vizitoi qytetin e vogël të Mirditës ku u prit nga shumë qytetarë.

Pas takimit me ipeshkvin e Rrëshenit Dom Gjergj Meta, përfaqësuesi i rëndësishëm i Vatikanit u vlerësua në mënyrë simbolike duke i dhuruar stemën e qytetit  nga Kryebashkiaku Ndrec Dedaj.

Në fjalën e tij para shumë qytetarëve dhe besimtarëve  Imzot Paul Richard Gallaghe tha se në jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria mes njëri tjetrit.

Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, përcolli mesazhin e tij në këtë ditë të cilën e cilësoi si një ditë historike për Mirditën.

Sekretari i shtetit të Vatikanit Paul Richard Gallagher po zhvillon një vizitë tre ditore në vendin tonë ku pjesë e agjendës së tij ishte dhe Mirdita.