Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit “pushtojnë” tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia (FOTO)


Qindra demonstrues kanë zaptuar tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia për disa orë, duke kërkuar aksione për të luftuar ndryshimet e klimës si dhe ndalimin e anijeve të lundrimit që hyjnë në portet e qytetit.

Reuters” shkruan se mbi 300 protestues u ulën në tapetin e kuq, ku yjet e Hollivudit si Brad Pitt, Scarlett Johansson dhe Joaquin Phoenix kanë premierat e filmave të tyre të fundit.

Duke tundur që herët në mëngjes banderolat me mbishkrimet “Shtëpia jonë është në zjarr” dhe “Jo lundrimit të anijeve”, protestuesit u larguan në mënyrë paqësore rreth mesditës.

E shtuna është dita e fundit e festivalit, dhe fituesi i çmimit të Luanit të Artë do të shpallet në mbrëmje.

Protestuesit, të cilët i përkasin grupeve italiane dhe të huaja, po merrnin pjesë në një aktivitet pesë-ditor të Kampit të Klimës në Venecia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *