Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken prej 5 ditësh dy persona në Tepelenë e Përmet


Dy persona janë deklaruar të humbur në Tepelenë dhe Përmet. Mësohet se prej pesë ditësh Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen.

Për herë të fundit  ai është lokalizuar përmes telefonit në Përmet. Personi i dytë që është zhdukur prej tre ditësh është shoku i Sokol Ramës, me inicialet G.H. nga Përmeti.

Rama është një emër i njohur për policinë lokale pasi rezulton me precedentë penalë. I riu nga Përmeti, dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje me Sokol Ramën.

Paraprakisht mendohet se dy të rinjtë janë fshehur vetë, pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike dhe shoku i tij G.H dyshohet si i përfshirë gjithashtu në këtë aktivitet.

Telefonat në përdorim të tij janë vënë nën gjurmimin policor. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Dyshohet se personat janë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *