Vendosni fjalën kyçe....

Virgil van Dijk mposht Ronaldon e Messin, shpallet “Lojtari i Vitit”


Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është shpallur nga UEFA si “Lojtari më i mirë i Vitit”. Holandezi mundi dy lojtarët më të përfolur, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Mbrojtësi i Liverpool-it, Van Dijk ishte fenomenal sezonin e kaluar nën drejtimin e Jurgen Klopp. 28-vjeçari bëri 59 paraqitje për klubin dhe kombëtaren holandeze gjatë sezonit 2018-2019, dhe luajti më shumë minuta se çdo lojtar tjetër.

DHJETË NOMINIMET

1 Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 305 pikë
2 Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë) – 207 pikë
3 Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali) – 74 pikë
5 Sadio Mané (Liverpool & Senegal) – 51 pikë
6 Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë
7 Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë
8= Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Holandë) – 27 pikë
8= Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Holandë) – 27 pikë
10 Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë

Fituesit përgjatë viteve

2018/19 – Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë)
2017/18 ─ Luka Modrić (Real Madrid & Kroaci)
2016/17 ─ Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)
2015/16 ─ Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)
2014/15 ─ Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)
2013/14 ─ Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)
2012/13 ─ Franck Ribéry (Bayern & Francë)
2011/12 ─ Andrés Iniesta (Barcelona & Spanjë)
2010/11 ─ Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)