Vendosni fjalën kyçe....

Cili është ish-polici që u ekzekutua brenda mjetit BMW X5, mik i Ervis Martinajt


Personi i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë është ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko.

Malko ka qenë efektiv i patrullës së përgjithshme ndërsa njihet për miqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 tetorit 2018 pas një përplasjeje me armë në Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabiol Gaxha.

Ai është qëlluar brenda mjetit të tij, BMW X5 duke humbur jetën në vend. Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Freskut ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në pikat kyçe të kryeqytetit.

Malko ka qenë i përfshirë në një përplasje 3 vite më parë me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi. Konflikti mes palëve dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi ndërsa të dyja palët kishin lokale bastesh në rrugën ‘Islam Alla’.

Gjatë përplasjes, Malko i cili shkoi në lokalin e vëllezërve Lashi, mbeti i plagosur lehtë dhe policia po heton të gjitha pistat e mundshme duke përfshirë konfliktin në fjalë dhe ngjarjen e rëndë të 4 tetorit të shkuar në Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra Fabiol Gaxha.

Sipas policisë, dyshohet se për vrasjen e Malkos janë përdorur dy mjete Mecedes-Benz, njëri prej të cilëve është gjetur i djegur në fshatin Ferraj, pranë Shtish-Tufinës në Tiranë.  /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *