Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Tiranë, ekzekutohet brenda makinës ish-punonjësi i policisë


Ka ndërruar jetë personi që u qëllua me armë zjarri pak çaste më parë.

Ai ka qenë në mjetin e tij kur është qëlluar.

Viktima është identifikuar si Santiago Malko, ish-punonjës policie.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, por viktima nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Xhanfize Keko ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të Freskut.

Malko është qëlluar brenda mjetit të tij tip BMW në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Në vendngjarje janë dëgjuar breshëri armësh kurse viktima ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë

Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

/Hashtag.al