Vendosni fjalën kyçe....

Tajlanda ‘bombardon’ vendin me 900 mijë fara pemësh, projekti origjinal i ripyllëzimit (Video)


Tajlanda ka vendosur që të ripyllëzojë vendin duke përdorur avionët.

Ushtria po përdor avionët ushtarakë dhe civilë për të hedhur bomba të mbushura me fara pemësh në përpjekje për të ripyllëzuar sa më shumë sipërfaqe të zhveshura nga pemët.

Ushtria e Tajlandës ka arritur të përdorë aeroplanët ushtarakë për të shpërndarë farat e pemëve në zonat që kanë qenë të pasura me pemë.

Rezultatet e pritura të farave të shpërndara do të jenë në dispozicion vetëm në fund të vitit 2019 dhe nëse kjo funksionon atëherë Tajlanda do e realizojë këtë çdo pesë vjet.

Teknika është zhvilluar dhe përsosur me kalimin e kohës. Duke përdorur aeroplanët ushtarakë për të bombarduar një zonë duke përdorur farat e pemëve, Tajlanda ishte në gjendje të mbillte 900,000 pemë në ditë duke përdorur fara lokale.

Këto fara lokale janë mbështjellë në një përzierje toke, plehrash dhe argjile, për hir të lehtësimit të mbirjes.