Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër aksident në Fier – 47-vjeçarja plagoset rëndë, shoferi ia mbath


Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Fier. Një mjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore me inicialet A. M., 47 vjeçe, në vendin e quajtur “Patos fshat”.

Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja. 47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *