Vendosni fjalën kyçe....

5 të vdekur në koncert, Soolking dhe Dhurata Dora: Po ta dinim s’do kishim dalë në skenë


Pas incidentit të rëndë që ndodhi në koncertin e Soolking në Algjeri mbrëmjen e 22 gushtit, ku humbën jetën 5 njerëz, ka reaguar reperi si dhe artistja shqiptare Dhurata Dora e cila ishte një nga performuesit.

Ata kanë sqaruar se asnjëri prej tyre nuk ishte vënë në dijeni për incidentin që kishte ndodhur në nisje të koncertit dhe prandaj e kanë vijuar performancën.

Soolking ka fshirë të gjitha fotot e koncertit në “Instagram” dhe ka shkruar: “Mësova me tmerr vdekjen e 5 personave të pafajshëm, si rezultat i një përleshjeje që ndodhi pak para mbrëmjes, jashtë stadiumit. Kësaj i shtohet një numër i konsiderueshëm i të plagosurve.

Është një trishtim i pafalshëm që na ka pushtuar të gjithëve në njoftimin e kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndjejnë.

As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dramë dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin përse ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë pas këtij lajmi fatal.

Ne ndajmë hidhërimin e familjeve të viktimave dhe i lutemi Zotit të mëshirshëm t’i mirëpresë ata në parajsën e tij të gjerë.

Ne e dimë se asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve dhe ne jemi me gjithë zemër me ta”.

Dhurata Dora nga ana tjetër, falenderoi Algjerinë për mikpritjen dhe shtoi se lajmi e kishte trishtuar. Por ky nuk është lajmi i vetëm i hidhur për Dhurata Dorën, pasi pas koncertit ajo ka mësuar se gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

Më 22 gusht, në koncertin e Soolking ku merrte pjesë është Dhurata Dora, njerëzit që shtynin njëri-tjetrin shembën njërën nga hyrjet.

Pesë njerëz humbën jetën dhe njëzet e një të tjerë u plagosën gjatë hyrjes së rrëmujshme dhe u dërguan në spital, por koncerti u zhvillua gjithsesi dhe u transmetua drejtpërdrejt në television.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *