Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme kundër rregullave për Covidin në Pragë (VIDEO)


Një grup i madh qytetarësh dolën ditën e dielë të protestonin në rrugët e Pragës, kundër masave të qeverisë për të luftuar koronavirusin.

Policia Çeke përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën e protestuesve që refuzuan të largohen nga sheshi i qytetit të Vjetër të Pragës.

Demonstruesit të cilët u përshkruan nga mediat lokale si tifozë radikalë të ekipeve të ndryshme sportive, u përplasën me policinë, duke i qëlluar oficerët me gurë dhe fishekzjarre.

RT shkruan se dhjetra njerëz u raportuan të plagosur, mes të cilëve edhe policë.

Protestuesit u mblodhën për të kundërshtuar përgjigjen e qeverisë ndaj epidemisë Covid-19. Mbledhjet e më shumë se 500 personave janë aktualisht të ndaluara në Republikën Çeke, dhe madje në protesta edhe më të vogla kërkohet që njerëzit të mbajnë maska ​​për fytyrën dhe të shpërndahen në grupe me deri në 20 persona të ndarë nga të paktën dy metra.

Autoritetet vlerësuan se rreth 2,000 njerëz ishin dyndur në shesh dhe për këtë arsye urdhëruan ndalimin e tubimit.

Ndërsa shumica e demonstruesve u bindën, disa refuzuan dhe në vend të kësaj u përballën me policinë, e cila arrestoi dhjetëra prej tyre.

Ministri i Brendshëm Jan Hamacek vlerësoi reagimin e policisë dhe akuzoi protestuesit për nxitje të dhunës duke i quajtur “huliganë” për nxitje të dhunës. Kryeministri Andrej Babis i tha mediave çeke se ishte “shokuar” nga veprimet e protestuesve dhe i akuzoi ata se po rrezikonin veten dhe të tjerët. “Unë jam në favor të dënimit të ashpër në rastin e tyre”- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *