Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 28 makina në Ankara për shkak të ngricave (VIDEO)


Ankaraja ditët e fundit është përballur me reshje të dendura dëbore dhe ngrica në rrugë, gjë që ka shkaktuar një aksident masiv.

Sipas agjencisë turke të lajmëve “DHA”, 28 makina janë përfshirë në një aksident zinxhir në kryeqytetin turk.

Aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të Ankarasë. Sikurse raportojnë mediat turke, në momentin që makinat po zbrisnin, kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës. Edhe një ambulancë është përfshirë në aksident.

Deri tani flitet për të paktën 7 personatë plagosur.

Sakaq, aksidenti shkaktoi edhe bllokimin e qarkullimit rrugor për të paktën 1 orë e 30 minuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *