Vendosni fjalën kyçe....

150 studentë indianë të mjekësisë detyrohen të rruajnë kokën (FOTO, VIDEO)


Autoritetet në Uttar Pradesh kanë nisur hetimet lidhur me një incident në një universitet lokal pasi një grup prej 150 studentësh të mjekësisë dyshohet se janë detyruar të rruajnë kokën dhe të përshëndesin studentët më të mëdhenj.

Në imazhet e shpërndara në internet, studentët shihen duke ecur nëpër kampusin e universitetit me modelin e tyre të ri, duke kaluar para personelit të sigurisë dhe stafit të Universitetit të Shkencave Mjekësore në Uttar Pradesh.

Nënkancelari i universitetit, Dr Raj Kumar, pretendon se megjithë caktimin e skuadrave speciale kjo praktikë është ende e përhapur.

Ai ka premtuar “veprim të fortë kundër atyre të përfshirë”, duke shtuar se universiteti ka pezulluar studentët për një sjellje të tillë më parë dhe mund ta bëjë këtë përsëri.

“Ne mbajmë një vigjilencë të rreptë në aktivitete të tilla dhe kemi një ndihmë sociale të veçantë për studentët. Më tej, ne kemi një komitet që të merret me ankesat”, tha Kumar.


Praktika e të ngacmuarit të studentëve të rinj është bërë një çështje e madhe në shtetin Indian vitet e fundit, me një rritje prej 41 përqind të incidenteve të raportuara në vitet 2013 dhe 2015.

Muajin e kaluar, një djalë 14-vjeçar Hyderabad raportohet se kishte tentuar vetëvrasjen si rezultat i një përleshje të fortë. Ndërsa në mars, dy studentë të Tamil Nadu morën jetën e tyre pas një periudhe ngacmimi në shkollë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *