Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën sportisti ekstrem në Spanjë, s’i hapet parashuta teksa u hodh nga oxhaku i fabrikës


Sportisti ekstrem spanjoll që i publikonte videot e tij në ‘Youtube’, Ruben Carbonell, vdiq tragjikisht të mërkurën pasi parashuta e tij nuk u hap, teksa u përpoq të bënte një një kërcim të guximshëm nga 46 metra lartësi.

29-vjeçari u ngjit në një fabrikë çimentoje në Alicante, Spanjë, duke synuar të hidhej nga oxhaku gjigant i fabrikës, por marifeti i tij i rrezikshëm doli të ishte fatal kur parashuta e tij nuk arriti të hapet.

Miku i Carbonell, i cili do të hidhej pas tij, thirri një ambulancë, por për fat të keq ai vdiq menjëherë pas rënies.

Carbonell praktikonte sporte të ndryshme ekstreme, duke përfshirë hedhjen me paragliding dhe parashutë dhe i postonte videot të marifeteve të tij të rrezikshme në kanalin e tij në ‘YouTube’.

Policia spanjolle po heton detajet e tragjedisë, duke përfshirë mënyrën sesi burrat arritën të hyjnë në objektet private të fabrikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *