Vendosni fjalën kyçe....

Do e provonit një teke? Prodhohet vodka e bërë nga bimët pranë Çernobilit


Shkencëtarët kanë prodhuar vodkën e parë të prodhuar nga bimë të mbjella në Çernobil e pretendojnë se ai nuk përmban radioaktivitet, 33 vjet pas katastrofës vdekjeprurëse.

Vodka ‘Atomik’ është krijuar nga një ekip nga Universiteti Portsmouth, në Angli, në partneritet me kolegët e tyre, përfshirë edhe ata nga Ukraina. Ata përdorën grurin dhe ujin nga zona afër qytetit të braktisur të Pripyat.

Mbetet të shihet sesi do shkojnë shitjet pasi mendimi për konsumimin e pijeve të lidhura me Çernobilin mund ta trazojnë jo pak stomakun.

Profesori Jim Smith i tha BBC-së se pija alkoolike në fjalë nuk është më radioaktive se të tjerat, pavarësisht se është bërë nga të lashtat e marra në një fermë përreth termocentralit të dëmtuar.

Ai pretendon se ‘sekreti’ për ta bërë pijen radioaktive falas dhe të sigurt ishte në procesin e distilimit, duke shtuar se testet e tyre laboratorike treguan se përmbajtja ishte krejt normale.

Ekipi po synon të bëjë 500 shishe këtë vit dhe t’ua shesë ato turistëve që vizitojnë zonën. Kjo nga ana tjetër duhet të ndihmojë bashkësitë që jetojnë menjëherë pranë zonës së kontaminuar.

Një zonë ndalimi për njerëzit prej 2600 kilometrash katrorë u vendos rreth Çernobilit për shkak të rrjedhjes së uraniumit pas aksidentit të reaktorit bërthamor në vitin 1986.

Tragjedia e Çernernobilit konsiderohet katastrofa më e keqe e energjisë bërthamore e të gjitha kohërave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *