Vendosni fjalën kyçe....

‘Bankat, ndërtimi e turizmi po kapen nga krimi, së shpejti prezantojmë paketën antikrim’ – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, tha para gazetarëve se shumë shpejt do prezantohet paketa e antikrimit ekonomik.

Ai theksoi se paratë e mafias po investohen në sistemin bankar e në biznesin e ndërtimit.

‘Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që  po kapen nga krimi. Një sërë ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga. Dëshmitë e antimafias italiane janë se këtë vit kanabisi po kultivohet në më shumë se çerekun e territorit duke u rritur sipërfaqja me 5-fish më shumë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Ai ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto janë gjetjet e një dokumetari bombë.’ – tha Basha.

Basha tha se këto përmasa të kapjes së shtetit dhe ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm nga zona të kapura dhe kontrolluara si Afganistani, ndërsa shtoi se Shqipëria ka nevojë për një program radikal dhe special për ndalimin e të gjithë kësaj.

‘Në muaj shtator do të bëj të ditur planin tim kundër krimit ekonomik, ndërkohë ka nisur hartimi i disa ligjeve të reja, për krimin ekonomik, përgjegjësisë civile. Së treti një paketë ligjore për deklarimin e aseteve dhe pasurisë së të gjithë punonjësve të administratës së shtetit. Shqipëria do të kthehet në ferrin e drogës dhe të gjithë politikanëve që e kanë trajtuar vendi si çifligun e tyre.’ – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *