Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e armëve në Pashaliman, shkarkohen 15 ushtarakë e propozohet largimi i Gjeneralit Dogjani


15 ushtarakë të bazës detare të Pashalimanit janë shkarkuar nga ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, pas vjedhjes në këtë bazë të disa armëve pak javë më parë.

Pas hetimit administrativ për ngjarjen në depon e municionit në bazen detare të Pashalimanit, është marrë vendimi i lartpërmendur.

Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosur ka ngarkuar me përgjegjësi të gjithë linjën në drejtim të komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Hetimi ngarkon me përgjegjësi komandatin e Forcës Detare, komandantin e bazës dhe gjithë linjën e komandimit.

Përveç 15 ushtarakëve përgjegjës të cilë janë shkarkuar nga detyra, ministrja Xhaçka i ka propozuar presidentit Meta shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

Ngjarja e rëndë në bazën e Pashalimanit ndodhi më 11 janar të këtij viti, ku nga depot e kësaj baze u vodhën tre armë automatike, disa granata dhe një sasi fishekësh, vlera e të cilave llogaritej disa mijë euro.