Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama e Veliaj kërkojnë të grabisin 8467metra katrorë tokë publike te Teatri Kombëtar’ – Basha publikon videon


Kreu i opozitës, Basha, ka publikuar një videomesazh për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Basha thekson se prishja e Teatrit Kombëtar bëhet për të grabitur 8467 metra katrorë tokë publike ku Edi Rama e Erion Veliaj do fitojnë 200 milionë euro.

‘Edi Rama e Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 metra katrorë pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet ‘Fusha shpk’, Edi Rama e Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv.’ – thotë Basha.

Kryedemokrati thekson më tej e me ligjin antimafia, PD do sekuestrojë çdo centimetër pronë publike të grabitur si dhe do shkatërrojë kullat e korrupsionit

‘Me ligjin antimafia, PD do sekuestrojë ço centimetër katrorë pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do u vendosë minat kullave të korrupsionit.’ – mbyll Basha qëndrimin e tij.