Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja certifikon votimet e Ramës, Zguri voton kundër


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve certifikon votimet e Edi Ramës më 30 qershor me 4 vota pro dhe 1 kundër.

Kundër votoi kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

“Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pas këtij procesi.

Madje konflikti mund të shkojë me i gjatë, por ky nuk është problem. Prolemi im është se përmes votës sonë, kjo merr një rëndësi tjetër, pra vota nuk është thjeshtë formale.

Preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë dhe një votë për sjelljen e KQZ. Përmes këtij procesi KQZ ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në llogjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Shqipëria midis Kushtetuës dhe paszarit zgjodhi të dytën.Vota për këtë proces mbetet vote dhe për punën e KQZ. Unë me keqardhje e kam të pamundur, për shkak të performancës së dobët të KQZ të jap një notë kaluese.

Unë do votoj kundër, sepse dua që kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Dua të them se kolegët e mi ti thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, u tha Zguri anëtarëve të KQZ-s, teksa në sallën e mbledhjes ishin të pranishme edhe mediet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *