Vendosni fjalën kyçe....

Parandalohet krimi në Elbasan, i riu kërcënoi se do vriste me granata gruan dhe familjarët e saj


Parandalohet krimi në Elbasan, i riu kërcënoi me jetë gruan dhe familjarët e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtepinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë  informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.”

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *