Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Shumë kryeministria më telefonuan për dorëheqjen Rama jo


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet se përse dha dorëheqjen nga posti i tij.

Në një intervistë për televizionin T7, Haradinaj ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale për të në Hagë.

Haradinaj gjithashtu ka konfirmuar raportet e ftohta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, i cili reagoi shumë ftohtë dhe me vonesë pas thirrjes së tij nga Gjykata Speciale.

‘Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Moisiu që ishte dhe këtu etj.

Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema’, tha Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *