Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj tregon hartën: Kundërshtarët nuk e dinë se po garojnë për Tiranën e Madhe, 1 milion pemë janë mbjellë në gjithë territorin


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Këtë të enjte është i ftuar në emisionin “Opinion”, i cili në zgjedhjet e 14 Majit kandidon sërish për një mandat tjetër në krye të punëve të kryeqytetit.

Veliaj, nëpërmjet një harte, bëri të ditur se cila është hapësira e Tiranës së madhe pas reformës administrative të vitit 2015. Sipas tij, shumica e kandidatëve kundërshtarë nuk e dinë që po garojnë në këtë territor të madh, duke shtuar i ngacmuar edhe nga paneli i gazetarëve për 1 milion pemë të mbjella, se ato janë mbjellë në gjithë këtë territor.

Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative.

Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël”, tha Veliaj.

 “Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për këtë çështje nga analistët në studio, Veliaj tha se pemët janë mbjellë me procesverbal dhe me fatura. 

Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave…”, u shpreh Veliaj.