Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet gjyqi, ish-ministri Tahiri para medieve: Unë nuk e di si mund të humbin letrat në prokurori


Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Në një dalje për mediet, Tahiri ka dhënë detaje për çfarë ka ndodhur dhe mbi arsyet.

Duket se çështja po vërtitet rreth faktit se dokumentet e dosjes së tij kanë humbur.

Rrëfimi i Tahirit:

“Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë.

Hera e parë se nuk i kishte sjellë posta, hera e dytë se nuk ishin bërë njoftimet, herën e tretë se humbën letrat. Tani unë nuk e di po edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Unë nuk e di si mund të humbin letrat në prokurori. Me të njëjtat letra kërkuan arrestimin tim, sot thonë kanë humbur?!

Unë shpresoj mungesë vëmendje apo nuk e di çfarë emri t’i vë tjetër, unë e thashë edhe në seancë, unë heq dorë, po heq dorë nga disa dëshmi në favorin tim, unë jam i bindur për të vërtetën time por mjafton të mos shtyhet!

Kush do të zvarrisë gjyqin, gjeti një rrugë shumë banale.

Një procedim penal që ka zgjatur 2 vjet dhe letrat janë zhdukur?! Nuk ndodh as në dyqanin më të rëndomtë jo më në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Se ku janë përkthimet, t’i gjejnë prokurorët…

Është qesharake, skandaloze, poshtëruese, për drejtësinë jo për mua!

Drejtuesja aktuale e prokurorisë më ka thënë që dosja është e saktë. E lexova në seancë thotë, dosja është e saktë, siç e dorëzova në gjykatë.”

Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *