Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Nëse i fitoj zgjedhjet e Trump s’largohet, ushtria do e largojë me ceremoni


Gjatë një interviste të transmetuar në emisionin e së mërkurës në emisionin ‘Daily Show’, kandidati demokrat për president, Biden, Joe Biden tha se ai ka menduar për atë që do të ndodhte nëse ai do fitojë zgjedhjet dhe presidenti Trump nuk do pranojë të largohet nga zyra.

Ai beson se ushtria do e largonte Presidentin Trump ‘nga Shtëpia e Bardhë me ceremoni’ nëse do të ndodhte një skenar i tillë.

Gazetari Trevor Noah pyeti: “Më lejoni t’jua bëj këtë pyetje dhe unë e di se kjo është një pyetje e çuditshme për t’ia bërë një politikani amerikan, mund të jetë më e lehtë në të gjithë botën, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse rezultati i zgjedhjeve do dilte dhe ju të jeni fitues dhe Trump do refuzonte të largohej?”

Biden u përgjigj, “Po, kam menduar.”

Pas një ndalese në video, Biden deklaroi, “Unë jam aq krenar. Keni katër ish-shefa shtabesh që po dalin dhe po ia tregojnë qejfin Trumpit. Dhe ju keni kaq shumë grada dhe personel ushtarak që thonë ne nuk jemi një shtet ushtarak. Megjithatë unë ju premtoj, jam plotësisht i bindur se ata do e largojnë atë nga Shtëpia e Bardhë me ceremoni.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *