Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja vendos Helidon Bushatin drejtues politik në Shkodër


Partia Demokratike e Shkodrës, prezantoi gjatë ditës së sotme drejtuesin politik të qarkut vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Helidon Bushati do jetë drejtuesi politik, i cili gjatë prezantimit tregoi synimet duke thënë se objektivi është të marrin 7 deputetë në këtë qark.

Është një rikthim nga ana formale. Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike” – tha Bushati.

Gjatë prezantimit të tij nga kryesia e PD-së në Shkodër ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ai u shpreh se PD ofron modelin e qytetarisë dhe integritetit me anë të Helidon Bushatit përballë drejtuesit të PS-së Ilir Beqja. Sipas Bardhit, nëse drejtësia do të funksiononte, Beqja do të ishte në burg.

Një nga administratorët më të mirë që PD ka pasur. Është një njeri me integritet të lartë moral. Me gjithë ekipin që do ta paraqitet PD në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm do fitojmë por do të marrim rezultatin më të mirë në gjithë histori. Kemi objektivat tona. Objektivi është tërësisht i realizueshëm. Ne ofrojmë modelin e qytetarisë dhe integritetit ndërsa pala tjetër garon me një person (Ilir Beqja) që nëse do funksiononte drejtësia ai do të ishte në burg. Ne kemi vetëm një objektiv, largimi i të keqes dhe ndryshimi për qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Kam parasysh fitoren e PD ndaj atij që ka varfëruar të gjithë Shqipërinë. E rëndësishme është që të jemi të fokusuar dhe të ofrojmë një model të ri për Shkodrën. Për 8 vite, Rama nuk ka sjellë asnjë investim në qytetin e Shkodrës. PD do të sjellë mirëqënie për qytetarët e Shkodrës. Në PD nuk ka të përjashtuar por njerëz që i bashkohen përditë. Unë kam respekt për kolegun Romeo Gurakuqi” – tha Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *