Vendosni fjalën kyçe....

Algjerianët në Francë festojnë kualifikimin e ekipit në finale, përplasje të ashpra me policinë (Video)


Më shumë se 280 tifozë algjerianë janë ndaluar nga policia pas përplasjeve me policinë në qytetet e Parisit, Lionit e Marsejës.

Përplasja vjen pas festimeve të tifozëve të kombëtares së Algjerisë, duke qenë se ekipi i tyree eliminoi Nigerinë nga Kupa e Afrikës në gjysmëfinale duke mbërritur në finalet e turneut.

Algjeria do luajë ndaj Senegalit në finale të premten. Tifozët dolën rrugëve të qyteteve kryesore duke festuar e duke shkaktuar jo pak probleme për sa i përket rendit duke bërë që policia të ndërhyjë për të mbajtur në kontroll situatën.

Një numër i madh dyqanesh e makinash u dogjën nga tifozët ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe makinat me ujë për të shpërndarë turmën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *