Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton me vështirësi ndaj Fulham


Liverpooli i Jurgen Klopp ka marrë fitore shumë të vështirë në transfretë me Fulham, ku u dashtë të djersitën shumë për t’u kthyer në shtëpi me pikët e plota.

“Redsat” e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar gol pas 25’ minutave lojë.

Ishte Sadio Mane, ai që shënoi për 0-1, i cili është në formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit dhe vazhdimisht po e gjen rrjetën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74’, Fulham i frikësoi mysafirët për pak minuta, pasi veterani, Ryan Babel, shënoi për vendasit dhe për të barazuar gjithçka.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 80’ Liverpooli gjeti sërish golin e epërsisë, që doli të jetë i tri pikëve.

Ishte mesfushori, James Milner, ai që shënoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *